Gjykata lshon këtë urdhën për Donika Kadaj-Bujupin dhe Albin Kurtin

Mbasi Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi nuk u paraqitën në gjykatë, gjyqtari, Beqir Kalludra, lshoi urdhnesë për sjellje me detyrim.

Deputetët e Koalicionit PAN, Blerta Deliu, Flora Brovina e Bekim Haxhiu ishte dashtë me dëshmue në seancën e sotme të gjykimit të katër kolegëve të tyne nga Vetëvendosja për gazin lotsjellës të aktivizuem në Kuvend, raporton KALLXO.

Në gjykatë nga të akuzuemit erdhën vetëm Albulena Haxhiu e Faton Topalli, ndërsa munguen Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.

“Seanca e sotme shtyhet mbasi nuk mundet me u vazhdue”, tha Kalludra, tue e caktue seancën e shtyme më 10 Tetor.

Kalludra mandej lshoi urdhnesë për sjellje me detyrim të Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit në gjykatë.