Gjykata në veri gati për 17 Tetor, ma shumë se 50% e stafit janë serbë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) asht i gatshëm që më 17 Tetor me fillue punën në gjykatën në veri të Mitrovicës.

48 gjyqtarët që kanë me punue në këtë gjykatë dhe stafi tjetër administrativ, ma shumë se 50% nga komuniteti serbë, tashma janë gati.

Objekti i Gjykatës Themelore të Mitrovicës së veriut ka qenë i gatshëm me fillue punën edhe ma herët. Për mosfunksionimin e kësaj gjykatë deri tash nuk ishin problemet teknike, por ato politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka deklarue Muhamet Kurtishaj, sekretar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), në nji bisedë me Ekonomia Online. Edhe pse, ai pranon se objekti ka pasë dhe disa probleme teknike.