Gjykata refuzon kerkesën për lirimin e Thaçit, ku shkon landa!

Gjykata e Nishit e ka refuzue kerkesën e mbrojtjes së Nehat Thaçit për lirim nga arresti.

Ndërkaq, Prokuroria e Naltë e Nishit sot e ka procedue landën e drejtorit të policisë për në Beograd, shkruen Gazeta Express.

Lajmin për refuzimin e ankesës së mbrojtjes e ka konfirmue për Gazetën Express zadhanësi i Prokurorisë së Naltë të Nishit, Vladimir Stanojevic.

Simbas tij, për fatin e drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, që nga sot ka me vendosë Gjykata e Beogradit.

“Ankesa e mbrojtjes u refuzue dhe landa u dërgue në Prokurorinë për Krim të Organizuem në Beograd. Tash ata e kanë në dorë me vendos se si ka me u zhvillue ma tej ky proces”, ka thanë Stanojevic.

Ndërsa, Thaçi u arrestue të Ejten mbas mesnate në hymje të Serbisë.

Atij me 30 Shtator Gjykata e Nishit i caktoi 30 ditë paraburgim.