“Gjykata Speciale, barrë e randë për kosovarët”

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mund të akuzohen nga Gjykata Speciale, priten të dalin para drejtësisë në fillim të vitit 2017.

Por, analistët e vendit shprehen se fillimi i aktgjykimeve asht nji hap i randë, por i domoshdoshëm, tue u arsyetue se nuk mund të ecim tutje me hijen e zezë për krime lufte.

Edhe pse që në fillim u kundërshtue formimi i saj për shak të fushëveprimit, me 82 vota pro u arrit që Gjykata Speciale të formohet tue sjellë edhe ndryshime kushtetuese, raporton Rrokum.TV.

E tashma kur dihet qëllimi i kësaj gjykate, e cila asht kompletë e pamvarun nga institucionet kosovare dhe ndaj së cilës nuk kanë me pasë imunitet as krenat e shtetit, burimet thonë se ma se largu në Kallnor të 2017 kanë me fillue aktgjykimet e para.

Por, analisti Driton Selmani e quen barrë të randë veprimin e kësaj gjykate, raporton Rrokum.TV

Kurse, njohësi i çashtjeve kushtetuese Vigan Qorrolli thotë se shumë shpejt kemi me i pasë veprimet e para të kësaj gjykate.

Ndërsa, analisti Bajrush Morina thekson se kosovarët nuk mund të ecin ma tutje nën hijen e zezë për krime lufte.

Kujtomë qe kjo gjykatë asht themelue tue u bazue në raportin e zvicranit Dick Marty, i cili asht miratue edhe nga Këshilli i Europës mbi dyshimet për trafikim organesh të serbëve nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rastin e ashtuquejtun “Shtëpia e Verdhë”./Rrokum.TV