Gjykata Speciale me pregaditje gjatë verës

Gjykata Speciale gjatë muejve të verës ka me vazhdue me rekrutimin e stafit të nevojshëm, në mënyrë që në fund të këtij viti apo ma së largu në fillim të vitit të ardhshëm me i ngritë aktakuzat e para.

Gjykata Speciale gjatë kësaj vere ka me u kompletue me gjithë stafin administrativ, me prokurorë e gjyqtarë, në mënyrë që deri në fund të këtij vitit me qenë e gatshme për fillimin e punës dhe shpalljen e aktakuzave të para ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pretendohet se kanë krye krime gjatë luftës së fundit në vend.

Drejtues të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë i kanë thanë gazetës “Zëri” se procesi në raport me Dhomat e Veçanta asht tue vazhdue dhe nuk ka vonesa.

“Javën e kalueme Këshilli i Bashkimit Europian ka miratue buxhetin për Dhomat e Veçanta dhe Zyrën e Prokurorit Special dhe nji numër i masave logjistike dhe administrative janë ndërmarrë, tue përfshi këtu shpalljen për disa pozita gjatë muejit Maj. Procesi i radhës rekrutues pritet me nisë gjatë kësaj vere”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë për gazetën “Zëri”.

Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se ka pasë vonesa në operacionalizimin e Gjykatës Speciale.