“Gjykata Speciale mundet me funksionue veç me EULEX’in në Kosovë”

toma

Avokati Tomë Gashi ka ba me dije se mandati i EULEX’it në Kosovë asht i lidhun me mandatin e Gjykatës Speciale.
Në intervistën dhanë “Epokës së Re”, Gashi ka thanë se Gjykata Speciale mundet me funksionue vetëm nëse në Kosovë ka nji mision të huej për sundim të rendit dhe ligjit.

Gashi i ka ftue institucionet e Kosovës që këtij misioni me ja heqë kompetencat egzekutive që i ka pasë deri tash.

Simbas avokatit Gashi, roli i EULEX’it në vitet e ardhshme duhet me qenë vetëm këshillëdhanës e jo urdhëndhanës.