“Gjykata Speciale mundet me sjell trazina”

Kryetari i ri i Organizatës se veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka paralajmërue se arrestimet eventuale dhe dënimi i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ana e Gjykatës Speciale munden me sjellë trazina në Kosovë. Gucati në emisionin ‘Fakt Plus’, ka thanë se organizata të cilin ai e drejton nuk ka me qëndrue duerkryq, nëse pjesëtarë të UÇK’s kanë me u dënue nga kjo gjykatë.

“Dënimi i komandantëve të UCK’s nga ana e Gjykatës Speciale ka me sjellë trazina dhe ato trazina munden me ardhënga veteranët e luftës. Na nuk lejojmë, momentin qe dënohet ish komandanti i UÇK’ asht dënue lufta. Nuk asht dënue individi”, ka thanë Gucati.