Gjykata Speciale nis punën nesër?

Gjykata Speciale për krime të pretendueme të luftës në Kosovë, që nga dita e nesërme pritet me nis punën e saj, mbas miratimit të rregullores së Procedurës dhe të Provave, e cila u ba javën e kalueme.

Gjykata Speciale në nji përgjigje për Indeksonline, ka thanë se tasgh janë tue pritë që të arrijnë aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale.

“Me hymjen në fuqi të Rregullores javën e kalueme, nga dita e sotme nuk ka me pasë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuem”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate.

Miratimi i rregullores së Procedurës dhe të Provave asht edhe hapi i fundit ligjor që Gjykata të bahet plotësisht funksionale dhe të nisë punën e saj.