Gjykata Speciale për Kosovën mundet me fillue punën

Gjykata Speciale për Kosovën mundet me nis punën me nji marrëveshje të përkohshme për selinë, deri në miratimin e Marrëveshjes me Kosovën nga Parlamenti i Holandës, i ka konfirmue Radios Evropa e Lirë ambasadorja holandeze në Prishtinë, Gerrie Willems.

Marrëveshja për Gjykatën Speciale me vendin mikpritës, Holandën, nuk asht miratue ende nga Parlamenti holandez, për shkak të, siç thuhet, procedurave që duhet me u ndjekë nga vet shteti ku ka me u vendosë selia e gjykatës.

Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, e parapame të funksionojë me ligjet e vendit, por me seli në Hagë të Holandës, ende nuk i ka përfundue çashtjet e kompletimit, përveç marrëveshjes, as edhe ato të personelit profesional.

“Parlamenti i Holandës duhet ende ta miratojë marrëveshjen e mikpritësit për selinë. Kohëzgjatja e procedurave parlamentare asht e përcaktueme nga vetë parlamenti. Deri atëherë, planifikuesit e projektit kanë me punue mbi bazën e nji marrëveshjeje të përkohshme për selinë, që nuk kërkon miratimin parlamentar të Holandës”, tha ambasadorja holandeze Willems për Radion Evropa e Lirë.