Gjykata Speciale, priten aktakuzat e para

Mbas emnimit të David Schwediman’it në krye të Prokurorisë Speciale, pritet që aktakuzat e para të ngriten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale për ish-eprorët e naltë të UÇK’s pritet të nisin në fund të këtij viti. Kështu kanë thanë për “Zërin” njohësit e çashtjeve juridike dhe politike në vend, pak ditë mbas emnimit të David Schwediman’it në krye të Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë edhe Qeveria ka konfirmue se ka ofrue gjithë bashkëpunimin e saj rreth kësaj çashtje. Gjykata Speciale ka me i hetue krimet, të cilat dyshohet se janë ba në periudhën 1999-2000 nga ish-pjesëtarët e UÇK’s kundër minoriteteve etnike dhe kundërshtarëve politikë.

Siç edhe dihet tashma, Dhomat e Specializueme janë vendosë në Hagë, mbas marrëveshjes së Bashkimit Europian me Kosovën dhe autoritetet holandeze. Ndërkohë, ajo që asht e sigurt deri tash asht fakti se, të dënuemit nuk kanë me vuejt dënimin e tyne në Holandë, por as në Kosovë.