Gjykata Themelore në Prishtinë denon 3 persona me burg për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Randa – ka njoftue se janë denue me burg tre shtetas kosovarë T.I. I.Z. dhe N.Z., për pjesëmarrje n’ushtri të huej dhe formacione paraushtarake në organizatat e hueja jashtë territorit të Kosovës.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda është shpallur aktgjykimi në çështjen penale tani të akuzuarve T.I, I.Z dhe N.Z ,të akuzuar për shkak se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje në tentativë, Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par. 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK.
Të akuzuarit janë shpallur fajtor sepse me datën 14.11.2015, pas marrëveshjes paraprake në mes veti, të njëjtit, sipas komunikatës, janë takuar te stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe janë nisur drejt pikës kufitare Hani i Elezit, me taksi e kanë kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni, më pas rreth orës 18:00, kanë arritur në aeroportin e Shkupit, përmes të cilit kanë fluturuar me aeroplanin “Turkish Airlines” për në Stamboll, me qëllim të udhëtimit për në Siri dhe të bashkëngjitën në Organizatën Terroriste ISIS, pas aterimit në aeroportin e Stambollit në Turqi, në momentin e dorëzimit të pasaportave për kontroll të organet kompetente turke i kanë ndaluar autoritetet e Turqisë, ku pas kontrollit dhe marrjes së informatave rreth udhëtimit të tyre iu është refuzuar udhëtimi me 15.11.2015, i kanë kthyer në aeroportin e Shkupit, pas kthimit të tyre në Kosovë, janë arrestuar nga policia e Kosovës i akuzuari T.I është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy vjet) e 4 (katër) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 15.11.2015 e tutje, i akuzuari I.Z është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy vjet) e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 15.11.2015 e tutje dhe e akuzuara N.Z është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy vjet) e 4 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 15.11.2015 e tutje”, thuhet në njoftim.
Ndaj të akuzuemve vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëninë e aktgjykimit, por jo ma gjatë se koha e dënimit të shqiptuem me aktgjykim të kësaj gjykate.