Gjykata Themelore vendos për Azem Sylën

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka ba me dije se sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka me vendosë për lirimin apo vazhdimin e paraburgimit për klientin e tij.

“Mbas caktimit të paraburgimit ndaj Azem Syles, më 29 Prill 2016 dhe mbas kalimit të afatit prej katër muejsh, Gjykata ka me mbajtë seancë të veçantë për me vendos për kerkesën e prokurorit të EULEX’it për vazhdimin e paraburgimit ndaj Azem Syles dhe të tjerëve edhe për tre muej të ardhshëm”, ka shkrue avokati i Sylës Tomë Gashi.

“Mbrojtja e Azem Sylës beson se këtë herë nuk do t’i vazhdohet paraburgimi ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’s, ngaqë nuk ka asnji arsye ligjore për këtë”, ka thanë në Gashi.

Azem Syla dyshohet për krim të organizuem; Pastrim parash; keqpërdorim i pozitës zyrtare; falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe dhanie dhe marrje e ryshfetit.