Gjykata vendos për të dyshuemit e vrasjes së Aulon Zekës

Nji muej paraburgim asht masa e caktueme nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj dy të dyshuemve për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmue Zyra për Informim pranë kësaj Gjykate.

Ndryshe, dy të dyshuemit për vrasjen e Aulon Zekës kanë dalë sot para gjykatës.

Bahet fjalë për të dyshuemit G.H. dhe R.G., të dy të mitun.

Ata janë marrë në pyetje nga gjykatësja Elife Uka.

Aulon Zeka u gjet i vramë të Shtunën rreth orës 11:00 në rr. “Gjon Serreçi” në Prishtinë.

Dje, ndërkaq, Policia ka njoftue se janë arrestue dy të dyshuem në lidhje me këtë vrasje.

Bahet fjalë për dy të mitun, nji djalë dhe nji vajzë.

Të vizituem nga zyrtarë të KMDLNj’s, dy të arrestuemit, njani 16 e tjetri 15-vjet, nuk kishin ndonji vërejtje për sjelljen e Policisë gjatë arrestimit dhe të stafit të Qendrës së ndalimit.

 

Shperndaje në: