Gjykatat kërkojnë ligjin anti-mafia

Ka mjaftue nji konferencë e thirrun nga Grupi për Studime Juridike e Politike që me i çue në konflikt Prokurorinë dhe Gjykatën në temën për luftën ndaj pasunisë së paligjshme dhe konfiskimit të kësaj.
Përfaqësuesi i Prokurirsë në këtë panel Shqipdon Fazliu, ka pas fjalë të ashpna për Gjykatat për shkak të neglizhencës që kanë pasë rreth rasteve të korrupsionit e konfiskimit.
Simbas Fazliut nuk mjafton që të akuzemit vetëm me u dënue por atyne duhet edhe me iu konfisue pasunia e paligjshme.
Ndërsa për Kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimin, Kosova ka nevojë për nji ligj anti-mafia.
Ndërsa zv/Ambasadorja e Mbretnisë së Bashkueme në Kosovë, Louise Taylorw ua kujtoi zyrtarëve shtetnorë që nuk po deklarojnë pasuninë e tyne.
Edhe Ariana Qosaj nga Kipred pati fjalë të ashpna për Gjykatat e Kosovës, tue thanë se në shumë raste Gjykata po ia rrxonë prokurorisë aktakuzat për korrupsion.
Kujtojmë se vetëm para nji jave, ish/Kryeministrit kroat Ivo Sanader ishte dënue me 9 vjet burg si dhe iu asht konfiskue e tanë pasunia e tij, grues dhe vajzave të tij.