Gjykatës Speciale i ndahen 29 milionë euro

29.1 milionë euro i ka nda Këshilli i Europës për Gjykatën Speciale.

Kjo u ba e ditun për Klan Kosovën nga nji zyrtare e KE’s, e cila ka shtue se këto para u ndanë bashkë me 34 milionë euro tjera për mandatin e ri të EULEX’it.

Ky vendim asht marrë mbramjen e së Martës.

Si, thanë nga KE, detajet tjera rreth shumës për Specialen do të jepen në nji shpjegim ma të gjanë të lëshueme si dokument gjatë ditës së sotme.

Këto mjete janë të dedikueme për çashtjet operacionale të Dhomave të Specializueme dhe prokurorin e specializuem si njihet ndryshe Specialja në dokumente.

Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë do ta ketë selinë në Hagë.

Kjo gjykatë ka me u marrë me akuzat për krime gjatë viteve 1999 – 2000 të ngrituna ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.