Gjykimi i Enver Hasanit, landa asht çue për ekspertizë të re

Landa, në të cilën ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, akuzohet për mashtrim në lidhje me përkthimin e disa librave për UP’në ka shkue në ekspertizë të re.

Me 20 Maj, trupi gjykues ka vendosë që me u ba ekspertizë e re mbas propozimit të Gazmend Nushit, avokatit të akuzuemit Albert Rakipi.

Mirlinda Gashi, zadhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë e konfirmoi se landa ka shkue në ekspertizë, ndërsa ende nuk kanë marrë ekspertizën e re.

“Ju njoftojmë se, landa asht dërgue për ekspertizë dhe ende nuk asht kthye”, tha Gashi.

Gjykata kishte shtye seancën e ardhshme në kohë të pacaktueme, mbasi që nuk dihet sa kohë ka me marrë përpilimi i ekspertizës së re nga nji kolegj prej tre ekspertave.

Po ashtu, zadhënësja Gashi tha se, ende nuk asht caktue seanca e ardhshme gjyqësore.