Gjyqtarja e EULEX’it ndalon xhirimin e seancës së Limajt, për shkak të dëshmitarit

Gjyqtarja e EULEX’it Maria Tuma mbylli pjesërisht për publikun seancën e sotme të gjykimit ku Fatmir Limaj akuzohet për keqpërdorim detyre dhe krim të organizuem.

Tuma ndaloi xhirimin e seancës së Limajt dhe të tjerëve, mbasi dëshmitari i sotëm tha se nuk ndjehet mirë para kamerave.

Në gjykimin ku Limaj akuzohet për periudhën kur ishte ministër i ish-Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomit, asht tue dëshmue djali i biznismenit tash të ndjerë Mehmet Shkodra.

Limaj akuzohet mes tjerash edhe për disa mesazhe telefonike të shkëmbyeme me ish-biznismenin në lidhje me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Gjilanit./kallxo.com