Gjyqtarja e EULEX’it vendos për Azem Sylën!

Gjyqtarja e EULEX’it, Jenifer Seal sot ka me dhanë vendimin lidhun me ish-deputetin e PDK’së dhe komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Azem Syla, i cili asht arrestue dje dhe mbas seancës asht dërgue në paraburgim.

Syla po qendron në paraburgim deri në nji vendim të gjyqtares, e cila simbas ligjit, sot ka afatin e fundit për me vendos nëse Syla ka me u lirue apo ka me ju zgjat masa e paraburgimit.

Ai u arrestue mbasi prokurori dyshon për tentim ndikimit në deshmitarin 2. Kjo asht mohue nga avokati i tij, Tomë Gashi.