Gjysa e medias e paanshme, por RTK s’asht e pamvarun

Edhe në Kosovë asht shënue Dita Botnore e Lirisë së Shtypit, ani pse nuk asht në nji nivel të knaqëshëm.

Me këtë rast, Kosovo 2.0, Çohu dhe Këshilli i Mediave të Shkrueme të Kosovës lansuen raportin “Indikatorët e Medias”, për të cilin Besa Luzha tha se janë marrë për mostër rreth 175 gazetarë të mediave qendrore e lokale gjatë vitit 2015.

Simbas këtij raporti Komunat dhe Policia janë ma t’hapunat me media n’krahasim me institucionet tjera.

Ndërsa Kryetari i Komisionit Parlamentarë për Media, Zenun Pajaziti tha se t’paktën në nji ditë si kjo e sotmja, duhet me refelektue për lirinë e shtypit.
Raporti e nxjerr se 49 % e mediave janë të paanshme. Ndërsa ma shumë 55 % e të anektuemve e thonë se Televizioni Publik nuk asht i pamvarun.