“Gjysa e Prishtinës, e uzurpueme”

Janë edhe 180 banesa të uzurpueme në Prishtinë. Shumica e uzurpatorëve, simbas NPB’s, gjenden në objektin banesor 9/4, në lagjen “Dardania”. Aty simbas informatave zyrtare janë gjithsej 131 banesa të uzurpueme. Në kryeqytet kanë qenë edhe 51 ndërmarrje të AKP’s me uzurpatorë, ka uzurpime të tokave…

Kjo informatë asht konfirmue nga zyrtarë të Ndërmarrjes Pronësore Banesore (NPB) përmes nji përgjigje me shkrim të adresuem nga Zyra për Informim e këtij institucioni.

“Numri i banesave të uzurpueme për të cilat asht e informueme Ndërmarrja dhe mbi të cilat ajo ka kompetencë dhe përgjegjësi për të veprue asht rreth 180”, thuhet në nji përgjigje të NPB’s përmes e-mailit.

Në këtë Ndërmarrje konfirmojnë së shumica e uzurpatorëve gjenden në objektin banesor 9/4, në lagjen “Dardania”, shkruen gazeta Zëri.

Aty simbas informatave zyrtare janë gjithsej 131 banesa të uzurpueme.

“Edhe objekti banesor E39, në lagjen ‘Bregu i Diellit II’, rr. “Xheladin Hana”, ka banesa të uzurpueme.

Janë gjithsej 40, si dhe disa raste të tjera ku kemi të bajmë me nga nji banesë në nji bllok banesor”, thuhet në përgjigje. /Zeri