Glauk Konjufca kallxon se me kend e krahasoi Prokurori

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca i cili ndodhet në arrest shtëpiak, ka folë rreth asaj se çfarë ndodhi në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

 

Ai në nji intervistë ka shpjegue edhe për hedhjen e gazit lotsjellës, shkruen Dritare.net

 

“Prokurori insistonte për paraburgim. Unë argumentova, tue i hedh poshtë krejt pikat e prokurorisë, se duhej të mbrohesha në liri.

 

Akuzat e prokurorisë ishin absurde. Ata më kategorizuen sikur nji bandit që përdor armë pa leje dhe e rrezikon jetën e njërzve. Njajtë sikur që trajtohen gangsterët e rrugës të cilët gjuhen me armë për me i qërue hesapet e tyne të krimit të organizuem.