Glauk Konjufca zbulon planin e VV’s për Demarkacionin e Asociacionin!

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se janë kthye në Kuvend dhe do të marrin pjesë derisa te zhvillohen krejt pikat tjera pa Demarkacion me Malin e Zi dhe “Zajednicën”.

Ai shtoi se Demarkacionin dhe “Zajednicën” nuk do t’i lejojnë n’asnji mënyrë me kalue.

“Mënyra se si do të kundërshtohen tha se do të vendoset dhe shihet në t’ardhmen.

Ma tej Konjufca ka theksue se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit ka legjitimue vendimet e Milosevic’it për dhanien e disa hektarëve.

“Ky vendim e shpronëson edhe komunën e Deçanit, prandaj krejt vendimet e viteve të 90 duhet me u anulue me shumicë votash në kuvendin e Kosovës.

Kjo ka ngrit pakënaqësi të mëdha në Deçan ku ka pasë disa herë protesta, në të cilën kanë marr pjesë zyrtarë komunal dhe deputetë.

Kjo tregon që vendimi ishte shumë i padrejtë”, ka thanë Konjufca.