‘Godet’ Delawie: S’mundet me u ba drejtësi me zyrtarë të korruptuem!

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Greg Delawie, në tryezën e organizueme nga KDI, ka thanë se eliminimi i korrupcionit asht i pamundshëm.

Ai shtoi se Qeveria duhet me punue ma shumë në luftimin e këtyne dukurive të veprave korruptive.

Ai asht shpreh se secili person që asht i perfshimë në vepra të korrupcionit duhet me marrë denimin e merituem.

“Nuk mund të luftohet korrupcioni me zyrtarë të korruptuem”, ka thanë Delawie.

“Korrupcioni po i damton investimet, po e rritë varfninë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që korrupcioni cenon sundimin e ligjit, duhet që ta bani prioritet sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupcionit.”, ka thanë Delawie.