‘Godet’ deputeti i PDK’s: Qeveria e Isa Mustafës, e dobët!

Mbas dy vjet bashkëqeverisje, zyrtarët e PDK’s nuk po i kursejnë kritikat në drejtim të qeverisë Mustafa. Zyrtarë të naltë të kësaj partie e cilësojnë këtë qeveri si të dobët.

Deputeti i kësaj partie, Fatmir Xhelili e vlerëson si të dobët qeverinë Mustafa, megjithatë ai për dallim nga disa kolegë të tij qe po kërkojnë zgjedhje, thotë se gjanat duhet analizue mirë, para se të merret nji vendim përfundimtar për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk duhet me u ngutëi më dhanë konstatime të shpejta. Asht pikëpyetje e madhe se a janë zgjedhjet opcion. Çka, nëse rezultati del përafërsisht i njajtë edhe çka nëse shkojmë edhe në nji krizë siç ka qenë VLAN’i. Na edhe ashtu e kemi qeverinë të dobët. Por, ajo po funksionon, mundemi me mbetë edhe pa qeveri hiç”, ka thanë Xhelili për ‘Indeksonline’.

Sa i përket mosdhanies epilog çashtjeve si Demarkacioni, FAK’u dhe Asociacioni, Xheliili thotë se këtë e ka pamundësue edhe opozita në Kosovë, tue shtue se duhet me i pasë parasysh edhe relacionet me Bashkimin Europian dhe partnerët ndërkombëtarë strategjik para se me marrë ndonji vendim.