Kur ‘godet’ djali i Adem Jasharit: S’asht koha me i marrë po me i dhanë Kosovës!

Lulzim Jashari, djali i komandantit Adem Jashari, konsideron se 17-vjet mbas luftës, Kosovës po i hapen plagë të panevojshme.

“Në nji moment të caktuem i madhi Sami Frashri do të thoshte: Gjithsecili asht detyrue me i shërbye atdheut të tij pa shpërblim. Nuk asht për me qortue edhe ai që i shërben atdheut të tij dhe shpërblehet. Por, nuk ka poshtërsi ma të madhe sesa të vësh atdheun në rrezik për interesa personale. Andaj, i bajmë thirrje klasës politike, për matuni e përgjegjësi ndaj shtetit të Kosovës.

E themi me keqardhje që 17 vjet mbas luftës, Kosovës po i hapen plagë të panevojshme. Nuk asht koha për krekosje e lavde. Nuk asht koha t’i marrim Kosovës, por t’i japim asaj. Mos të shesim shpirtin për hir të shijes së gojës. Për hir të pamunit të synit dhe dhimbjeve të trupit. Nderi dhe lavdia u takon herojve, deshmorëve e martirëve. Ndërsa ne puna dhe detyra për shtet-ndërtim”, ka thanë Jashari.

Ai ka thanë se ditët e Marsit janë ditë historike, ndërsa të gjallëve u mbetët me punue dhe sakrifikue ma shumë, në mënyrë që të çojnë në vend amanetin e brezave.