Godet Gulen: Qe çka thotë për Erdogan

Gulen u shpreh se gjatë fushatës elektorale të vitit 2012 partia e Erdogan ishte ma bindëse sa i përket përpjekjes që Turqia me qenë pjesë e BE.

Simbas tij, gjatë mandatit të parë, presidenti aplikoi disa reforma demokratike, por mandej pushteti i zgjatun e helmoi atë dhe anëtarët e partisë.

“Nëse kishte me qenë nji tjetër parti kisha me mbështetë. Tash e kuptoj se i dhashë shumë besim dhe pendohem që u kallxova i sinqertë” u shpreh Imami.

Sa i përket çashtjes së përfshimjes në grushtin e shtetit dhe mbështetësve të tij, Gulen u shpreh se nëse personat që e ndjekin apo lexojnë diskutimet e tij kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit, atëherë kjo asht nji tradhti ndaj vlerave që ai përfaqëson.

Imami u shpreh i bindun se lëvizja e tij Hizmet ka marrë mbështetjen në shumë prej shteteve të botës edhe pse ka lindë në Turqi.