Godet Jakup Krasniqi, kështu e quen Rezolutën e Kuvendit për UÇK’n

jakup krasniqi rrokum

Ish zadhanësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka quejt të vonuem dhe joserioz miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Ai ka thanë se mbas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe Ligjit për Gjykatën Speciale, kjo Rezolutë nuk thotë asgja dhe asht sikur me “prashitë n’ujë”.

Krasniqi ka vlerësue në nji intervistë për “Epoka e re” se mbrojtja e luftës çlirimtare kërkon koncensus nacional.

Në këtë kontekst, ai ka thanë se duhet me u ba bashkimi i krahut të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, i cili, simbas Krasniqit, tash për tash ash parcializue.