‘Godet’ Mustafa: Institucionet po formohen me bekimin e Beogradit

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka kujtue 7 Shtatorin e vitit 1990 ku delegatët e atëhershëm kishin shpall Kushtetutën e Kosovës, e cila njihet si Kushtetua e Kaçanikut.

Mustafa ka thanë se mbas 27 vjetësh nga ajo ditë, institucionet e Republikës së Kosovës po konstituohen si rrjedhojë e kalkulimeve dhe nji grupacioni politik vetëm mbas koncesioneve dhe siç ka shtue me diktimin e Listës Serbe dhe bekimin e Beogradit.

 

Postimi i Mustafës

Më 7 Shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm, shpallën Kushtetutën Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, duke vendosur themelet e shtetësisë dhe duke dëshmuar vendosmërinë e popullit të Kosovës për liri, pavaësi e demokraci.

Krenaria për atë epokë historike nuk na zbehet, përkundër faktit se fiks pas 27 vjetësh, si pasojë e kalkulimeve meskine të një grupacioni politik, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria konstituohen vetëm pas koncesioneve dhe ashtu siç e dikton Lista Serbe, me bekimin e Beogradit.

Respekt për të gjithë deputetët dhe veprimtarët e tjerë që rrezikuan edhe jetën e tyre për të mundësuar aprovimin e Kushtetutës së Kaçanikut!

 

 

Shperndaje në: