Godet Shukri Buja, çka thotë për kryeministrin Mustafa dhe zgjedhjet e mundshme

Deklarata e kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, për zgjedhjet asht paralajmërim për kryeministrin Mustafa se, në rast se nuk reflekton sidomos për sa i takon zhvillimin ekonomik, atëherë rrezikshmënia e votëbesimit të qeverisë asht e arsyeshme, kështu asht shprehë në emisionin ‘Fakt Plus’ deputeti i PDK’s, Shukri Buja.

Ky i fundit thotë se në zgjedhje nuk asht mirë me shkue pa amendamentimin e ligjit zgjedhor, megjithatë simbas tij, nëse nuk ka nji marrëveshje mes spektrit politik për këtë çashtje, atëherë fundi i Nandorit mundet me gjetë vendin në zgjedhje.

Buja e quen të pakuptimtë vazhdimin e qeverisjes, nëse nji koalicion qeveritar nuk i ka votat e mjaftueshme për me votue nji projektligj, i cili asht i ndërlidhun me liberalizimin e vizave.