‘Godet’ Xharra: Qe kush i sajoi ikjet e rastin e Ministrit Rikalo!

Ish gazetarja Arbana Xharra ka akuzue Lëvizjen Vetëvendosje për nxitjen e largimit të kosovarëve drejt vendeve të BE’s.

“Si ndodhi që papritmas u ndal ikja e qytetarëve nga Stacioni i Autobusëve?! Jo që s’ka ndodh asnjiherë, sepse i kam përcjellë edhe vetë dhe kam shkrue për ikjet në 2014’ten. Por, kësaj here, konstruktimi i rrejshëm i partisë Vetëvendosjes u demaskue shpejtë”, shkruen anëtarja e PDK’s.

 

Postimi i Xharrës

 

Si ndodhi që papritmas u ndal ikja e qytetarëve nga Stacioni i Autobusëve?! Jo që s’ka ndodhur asnjëherë, sepse i kam përcjellë edhe vetë dhe kam shkruar për ikjet në 2014-en. Por, kësaj here, konstruktimi i rrejshëm i partisë Vetëvendosjes u demaskua shpejtë.

Deri ku keni shkuar: jeni në gjendje të merrni në qaf familje me fëmijë që të bredhin kufijve, duke ditur që shumica e tyre do mbaheshin kampeve dhe në fund do ktheheshin siç ka ndodhur vitet e fundit.

Si ka mundësi që jeni në gjendje të shkoni kaq larg?!

Sapo u dekonspiruat dhe u komprometua strategjia juaj, u tërhoqët dhe u stacionuat në stisjen e radhës. Çfarë ndodhi, më nuk po ikin qytetarët a?!


Pasi dështoi me “ikjet qytetare”, Vetëvendosje sajoi edhe rastin e Ministrit të Bujqësisë.

Kësaj sajese i parapriu vetë Kurti me një “fjalim bujqësor” në Kuvendin e Kosovës.

Si duket po dështojnë sërish, se ju doli bashkëpunëtor i orëve të hershme.

Shpikje të shpifura. Politikë e stisur në dëm të shtetit!

Shperndaje në: