‘Godet’ Ymeri, kjo asht ajo çka tha për LDK’n

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka mbajt nji fjalim në Gjakovë ku Vetëvendosja po ban fushatë për Driton Çaushin.

Këtë tubim, Ymeri e ka shfrytëzue edhe për me sulmue Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partitë tjera.

Tue folë për kandidatin e LDK’s për kryetar të Gjakovës, Ymeri tha se LDK si parti asht e lodhtë.

“Boll e lodhtë asht LDK si parti, por kandidatin e kishin edhe ma të lodhtë”, tha Ymeri.

Ai akuzoi edhe Hajdar Beqën për tërheqjen nga gara e zgjedhjeve lokale, dhe Ardian Gjinin që simbas tij nuk do ta ketë shancën me qeverisë me Gjakovën.