Goditen nga rrufeja, nji i vdekun dhe nji i plagosun në Fier

Moti i keq ka shkaktue nji viktimë sot në Fier.

Burimet e policisë bajnë me dije se janë goditë nga rrufeja dhe për këtë shkak humb jetën nji person dhe plagoset nji tjetër.

Emnat e tyne nuk bahen ende me dije.

Moti i keq ka perfshi vendin n’orët e fundit, me reshje dhe ulje temperaturash.