Goditet grupi i drogës n’Itali, arrestohen 19 shqiptarë!

Agjentët e Guardia di Finanza në Leçe të Italisë kanë ndërmarrë ekzekutimin e urdhënarresteve ndaj 19 personave, anëtarë të nji organizate italiano-shqiptare, aktive në trafikun e heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Lajmin e bajnë të ditun mediat italiane, simbas të cilave gjatë hetimeve janë sekuestrue sasi të ndryshme droge, si dhe armë të tipit kallashnikov dhe municione.

Urdhën-arrestet janë lëshue nga Prokuroria e Leçes, me kerkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, shtojnë ma tej burimet.