Goranët votojnë në zgjedhjet e 24 Prillit të Serbisë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 24 Prillit të Serbisë kane me u mbajtë edhe në Gorë, në Kosovë.
Qysh theksohet në njoftimin e Këshillit komunal të SPS (Partisë Socialiste të Serbisë e udhëhequn nga Ivica Dacic), i nënshkruem nga kryetari Emin Zurapi, goranët sikur edhe në vitet e kalueme, janë të disponuem me dal në zgjedhje, shkruen Vecernje Novosti.
“Goranët e përkrahin politikën aktualet të Qeverisë. Presim që edhe në nivelin lokal të zgjidhet pushteti në proporcion me atë republikan. Me tana problemet me të cilët ballafaqohemi, na jemi me Qeverinë e cila ka qenë gjithmonë me ne në momentet ma të vështira”, theksohet në njoftim.