Gorani: Pozicionimi i Bashkesise Nderkombetare per demarkacionin asht tue shkue edhe ne dam te saj

Dukagjin Gorani prej Vetevendosjes, n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ka thane se Kosova asht shtet i cili ne nji menyre perjetohet si nji prone nderkombetare, dhe tue pa bindjen nderkombetare edhe nese damtohet vendi asht e tmerrshme.

Ai ka thane se menyra se qysh kjo Qeveri e ka zhvillue kete proces te demarkacionit e ka rrite pezmin qytetar.

Simbas tij, krejt ky proces ka qene arrogant, dhe vete kryeministri i vendit, karrshi debatit per demarkacionin ka qene konfrontues.

Dy marreveshjet e fundit jane kulmi i paditunise, dhe ketij sistemi i mungon shkurtepamesia historike por edhe keto dy marreveshje, si demarkacioni e asociacioni jane ma shume veprime te momentit, qe si te tilla munden me prodhue kauza te randa per vendin.

“Gjithmone ne Ballkan ka pase nji fuqi te vogel apo te madhe, qe ose e kane ngrite nji lider ose ju ka heq koka”, ka thane Gorani, tue shtue se gjithmone ka pase lider me potencial, por asnjihere pergjegjes per veprimet ne vend.

Gorani ka thane se shoqnine ma te izolueme ne vend, sikur jemi na,  i cili po mbahet ne nji kafez qe 17 vjet po tentohet me u justifikue me vlerat rajonale e europiane.

Simbas tij, mungesa e liberalizimit te vizave, nuk asht e damshe per Kosoven nese preket territori i vendit, tue shtue se kjo asht ma shume cashtje e precedentit dhe kauzes per t’ardhmen.

Kosova pa faj po shihet si nji shtet belagji ne rajon, dhe Mali i Zi asht ne rregull ngase po i jepet 8 mije hektare toke, e bashkesia nderkombetare po bahet njifare ndermjetesuesi dhe ky pozicion po shkon ne dam edhe te vete Bashkesise Nderkombetare” ka thane nder te tjera Gorani ne Televizionin Rrokum.