Grabitje si n’filma, 3 persona t’armatosun futen n’aeroportin e Rinasit

Nji grabitje e paprecedentë asht shenue pak minuta ma parë n’Aeroportin e Rinasit.

Nji grup prej tre personash të armatosun janë futë mbrenda në terminal ku mësohet se kanë grabit nji sasi të konsiderueshme parash, të cilat ishin transportue n’aeroport me qëllim transferimin jashtë vendit me avion, shkruen Top Channel.
Grabitja ka ndodh në momentin kur po bahej kalimi i parave nga makina e rojeve të sigurisë për n’avion.

Megjithatë nuk ka detaje të tjera për këtë grabitje të paprecedentë, mbasi policia asht tashma e angazhueme në kapjen e grabitësve.