Grabovci: Çdo kerkese e LDK’s pertej marreveshjes asht e papranueshme, kam kontakte rreth koalicionit me VV’n dhe koalicionin AAK-Nisma

“Sot e kishim mbledhjen e Keshillit Drejtues, dje e kishim mbledhjen e kryetareve te degeve te PDK’s. Jemi pothuejse ne fazen perfundimtare, jane ba te gjitha pergaditjet”, tha i ftuemi ne Rrokum Roll, kryetari i Grupit Parlamentar te PDK’s, Adem Grabovci.

Grabovci tha, edhe pse ishin te gjithe nji za per me kandidue Kadri Veselin si kryetar te PDK’s, ishte vet zotni Veseli qe nuk e ka pranue nji gja te tille, tue kerkue me pase kunder kandidate.

“S’asht qellimi veç sa me pase nji kandidate formal, por asht qellimi qe edhe te tjeret me i tregue vlerat”, u pergjigj ai ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a ka me qene nji kunder kandidate veç sa per me pase zotni Veseli nji kundershtare.

Ai shtoi se deri me tash nuk ka ende ndonji kandidate tjeter per poziten e kryetarit te PDK’s.

“Kam me vazhdue me qene aktiv ne PDK, tue e dhane maksimumin tim per fuqizimin e partise dhe per realizimin e synimeve te mia. Kam realizue shume andrra qe i kam pase per Kosoven mbas luftes”, theksoi Grabovci.

“E kemi nji marreveshje me LDK’n, te cilen e kemi respektue ne perpikmeni. Kemi me i realizue tana ato pergjegjesi qe i kemi marre”, u pergjigj Grabovci rreth formatizimit te thelle te Qeverise.

“Asgja s’asht e perjetshme, asgja s’asht absolute, me gjana te reja me kerkesa te reja … normale qe merren vendime te reja”, vazhdoi ai tue fole per riformatizimin e Qeverise, tue theksue se nese del ndonji kerkese tjeter pos atyne qe jane nenshkrue ne marreveshje, PDK nuk e pranon dhe prishet koalicioni.

Ne pyetjen se a prishet imazhi i PDK’s kur kryetari i saj asht veç Kryeparlamentar, Grabovci vleresoi se prezenca e zotni Veselit dhe pjekunia e tij politike e ka stabilizue gjendjen ne Kuvend, sidomos ne muejt e bllokimit te Kuvendit nga partite opozitare.

Ne vazhdim, Grabovci tha se ka me u ba nji analize e perbashket e suksesit dhe mossuksesit te koalicionit PDK-LDK, kur te vjen puna te riformatizimi.

“Nuk due me i komentue rrethanat e krijueme mbrenda opozites, s’asht diçka e papritun per mue. Kauzat qe kan pretendue me i paraqite si kauza, na kemi thane se kane qene te paqendrueshme, s’ka pase sinqeritet me qytetaret e Kosoves, ma shume ka qene perpjekje per me marre Qeverine”, tha ai per ndamjen e opozites se bashkueme, tue theksue se ata veç kane dashte me destabilizue e me bllokue shtetin.

“Marreveshja e Demarkacionit asht ende ne fazen fillestare, duhet me ardh ne Parlament e me u ndegjue tane deputetet qe kane argumente.

U vertetue me argumente nga ekspertet se vleresimi i Komisionit perkates ka qene i sakte”, tha ai per marreveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, tue kujtue se edhe ai ka pase dyshime per kete marreveshje.

“E kemi gadishmenine tone me debatue te gjithe, s’kemi qejf me vija te kuqe … se i kemi qit ne vendin e duhun dhe i kemi dhane fund”, tha Grabovci lidhun me lajmet se PDK ka pase takime me AAK’n e Nismen per Kosoven.

E mbas shume insistimesh te moderatorit Jupolli per me marre pergjigje nga Grabovci se a kane kontakte me AAK’n, Nismen e VV’n per koalicione, Grabovci e pranoi se kane kontakte me te tria partite pa dashte me zbulue asgja ma shume.

“Ne fund te fundit bojkoti asht e drejte e çdo subjekti politik. I baj thirrje sonte nga kjo studio ne menyre dashamirese opozites me ardh me i marre pergjegjesit e tyne, me i hap dyert e debatit ne vendin e vertete ku duhet me u ngrite çashtjet se veç me debat e hapin perspektiven e vetes, qytetarit dhe Kosoves. Nuk shoh se kemi krize ka veç tendence per bllokade. Kemi me vazhdue me ushtrue mandatin tone”, tha ai.

PDK ne zgjedhjet e ardhshme ka me pase fitore shume ma te thelle e shume ma bindese.

Ne kete vend fillimin e ndryshimeve pozitive ne zhvillim ekonomik e vendimarrje politike e ka nise PDK me ardhjen ne pushtet, me ish-kryetarin Hashim Thaçi, tha krejt ne fund kryetari Grabovci.