Grabovci kërkon falje për fyemjet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, i cili po përballet me publikimin e përgjimeve të bisedave të tij me njerëz të institucioneve të ndryshme, ka kërkue falje për fyemjen që u ka ba komuniteteve RAE. Grabovci deklaroi se po terrorizohet nga përgjimet.

Kujtim Paçaku nga komunitetet RAE, kërkoi në Kuvendin e Kosovës që Adem Grabovci ose dikush nga deputetët shqiptar të kërkoj falje për fyemjen që i asht ba në bisedat e përgjueme të deputetit të PDK’s.

Në emën të Kuvendit, falje kërkoi kryetari Kadri Veseli, i cili tha se edhe vet asht ndje i fyem.

Mbas tij, falje ka kërkue edhe vet Adem Grabovci, i cili tha se asht tue kalue çaste të vështira të terrorit, mbas gati nji mueji publikim të bisedave të përgjueme.

“Gjitha angazhimet e mija kanë qenë të sinqerta dhe kam me vazhdue kështu me të gjithë qytetarët e Kosovës, të ju jap ndihmë dhe përkrahje si bashkështetas i jueji, si vëlla dhe mik i jueji”, tha ai.

“Unë u kërkoj falje nga zemra dhe shpirti dhe shpreh keqardhje për këtë që po ndodh dhe nuk besoj që në nji shtet të Europës që për nji muej rresht të terrorizohet nji njeri, nji familje dhe nji popull i tanë për biseda private”, ka deklarue ai.