Grabovci mbas intervistimit: Jam i gatshëm me u pastrue nga akuzat!

Ka përfundue intervistimi nga Prokuroria e Shtetit i ish-nënkryetarit të PDK’s, Adem Grabovci për çashtjen e aferës “Pronto”.

Mbas intervistimit Grabovci u shpreh se asht i gatshëm me u pastrue nga ky hetim.

“Jemi të gatshëm për me u pastrue dhe për me dalë e vërteta në shesh”, ishte i vetmi prononcim i Grabovcit, mbasi doli nga prokuroria, tue kërkue se për çdo gja tjetër me ju drejtue avokatit të tij.

Por gjatë prenoncimit Grabovci ka thanë me hajgare “Do emnime erdhëm mi ba”