Grabovci: Nuk mbahen zgjedhjet veç pse i teket dikujt

ademgrabovci

Edhe pse për partitë opozitare, e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës mbetet shpallja e zgjedhjeve, për partitë në pozitë, nji kërkesë e tillë asht e panevojshme.

Por, partia ma e madhe në vend nuk mendon se kjo mundet me qenë zgjidhja e duhun. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci, deklaroi se nuk mundet me pasë zgjedhje sa herë i ‘teket’ dikujt. Ai thekson se, partia pjesë e së cilës asht vet, ka me vazhdue në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive që ka.

“Nuk asht interes i shtetit të Kosovës, i institucioneve të vendit, që me pasë zgjedhje çdo vit, aq ma tepër nji grupi të caktuem të njerëzve, i teket për me pasë zgjedhje”, deklaroi Grabovci.

Ai mendon se për me pasë zgjedhje të jashtëzakonshme duhet me pasë arsye të forta. Simbas tij, zgjidhja e problemeve asht vetëm në Kuvend, aty ku duhet me qenë pjesëmarrëse dhe opozita.

“PDK beson se për momentin nuk ka ndonji arsye për shpalljen e zgjedhjeve dhe në rastin konkret jemi të interesuem që me ofrue zgjidhje, dhe zgjedhjet nuk i kqyrim pra si zgjidhje të problemit”.

Grabovci, megjithatë, e cilëson veprim pozitiv vendimin e Vetëvendosjes për rikthim në Kuvend, aty ku thotë se, duhet me u ba zgjidhja e problemeve.

“Nëpërmjet pjesëmarrjes në institucione na e kemi parë rrugën ku mundemi me i zgjidhë problemet dhe thjeshtë me dhanë kontributin tonë për nji shtet edhe ma të fuqishëm dhe për hapjen e rrugës së perspektivës europiane”.