Grabovci-Opozitës: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

ademgrabovci

Dy partitë opozitare AKK dhe Nisma për Kosovën i kanë ba thirrje Qeverisë së Kosovës që me jap dorëheqje dhe vendi me shkue në zgjedhje të parakohshme.

Madje, drejtuesit e këtyne dy partive, kanë kambëngul se kanë me u ulë në nji tavolinë me përfaqësuesit e pozitës, vetëm nëse aty ka me u bisedue për datën e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

Por, kjo kërkesë e Opozitës nuk pritet me gjetë mirëkuptim te partia ma e madhe në pushtet PDK’ja.

Shefi i GP të PDK’s, Adem Grabovci ka thanë se tash për tash nuk ka arsye që të me shkue në zgjedhje të parakohshme.

“Na jemi për tana veprimet, të cilat ofrojnë zgjidhje, por tash jemi të bindun se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, në atë moment kur të konstatojmë dhe të bindemi se zgjedhjet janë zgjidhje, na jemi të gatshëm me vahdue tutje”, ka thanë Grabovci për ORAinfo.