Grabovci pret këtë gja nga Qeveria për Demarkacionin

Kryesia e Kuvendit ka me mbajtë sot  takimin e radhës, ku pritet që me u caktue seanca e re.

Në seancën e re për datën e së cilës ka me u vendosë nga anëtarët e Kryesisë janë paraparë 11 pika të rendit të ditës.

Në seancë pritet që me u shqyrtue dy projektligjeve si dhe të shqyrtohen tri raporte, ai i Radio Televizionit të Kosovës, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci, ka thanë se Kuvendi asht tue pritë Qeverinë që me procedue për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Grabovci I ka thanë gazetës ‘Epoka e re’ se asht e randësishme që vendimi për Demarkacionin me qenë në përputhje me interesin e shtetit, ruejtjen e tansisë territoriale dhe vullnetin e qytetarëve.