Grabovci propozon shembullin Slloveni-Kroaci për Demarkacionin

Nënkryetari i PDK’s, Adem Grabovci ka vlerësue se Demarkacioni me Malin e Zi duhet me u votue, por, simbas tij, për shkak të kundërshtimeve të shumta, zgjidhja ma e favorshme kishte me qenë ndekja e shembullit Slloveni-Kroaci, në mënyrë që kjo çashtje me mbetë e hapun për revidim apo arbitrazh ndërkombëtar.

Në nji intervistë për “Epokën e re”, Grabovci ka thanë se për nji gja të tillë duhet me pasë pajtim në mes të dy shteteve.

Ai ka theksue se opozita nuk i ka ndihmue procesit të Demarkacionit, mbasi e ka politizue skajshmënisht atë.

Ndërsa, tue ju referue koalicionit qeverisës, Grabovci ka thanë se disa ministri nuk kanë qenë në nivel të detyrës, e simbas tij, asht koha që partnerët e koalicionit me vlerësue punën e gjithsecilit.