Grabovci: Sot nuk u zgjedh kryetari per shkak te statutit dhe Konventes qe ka me u mbajte me 7 Maj

E shfrytezoj rastin qe me ju urue qytetareve Presidentin e ri, tha i ftuemi n’emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, shefi i Grupit Parlamentar te PDK’s, Adem Grabovci.

“Asht nji ndjenje e veçante, asht sukses i PDK’s dhe gjithe anetareve te saj”, tha nder tjera Grabovci, tue fole fjale miradie per Presidentin e zgjedhun Hashim Thaçi.

“Une besoj fuqishem qe me punen e vet, angazhimin e sukseset qe ka me i korre, ka me qene nji President parimor, ka me i krijue kushtet qe te tane me thane fjalen e vet”.

“Sot Keshillit Drejtues me voten e tyne e treguen mbeshtetjen per ushtruesine detyres se kryetarit Kadri Veseli”, tha Grabovci lidhun me pyetjen se pse nuk u zgjedh Kadri Veseli kryetar i Partise, por veç ushtrues i partise, dhe a ka lidhje kjo me kerkesen e opozites ne Kushtetuese lidhun me zgjedhjen e Thaçit President.

Ai tha se çashtja e zgjedhjes se Veselit si ushtrues detyre nuk ka lidhje aspak me kete pune, por qysh tha ai, per me u organizue nji Konvent duhet kohe.

“Zotni Thaçi asht personi ma adekuat ma i mbeshtetun ne nivel te vendit, asht Presidenti ma gjithperfshimes i mundshem”, vleresoi Grabovci.

“Na i kemi pa dhe kemi me i pa edhe mediat, edhe partneret tane nderkombetare se qysh kane me mbeshtete Presidentin Thaçi.

Ajo qe e ka damtue imixhin e Kosoves asht dhuna e perdorun”, tha Grabovci lidhun me pyetjen se a ja prishe imixhin e Thaçit menyra e zgjedhjes se tij President, mbasi qe mediat nderkombetare kane shkrue se Thaçi u zgjedh President ne shtetrrethim.

“Aty ku mungon nji vizion e mungojne edhe argumentet, aty fillon perdorimi i mjeteve te ndalueme”, vleresoi ai tue fole per opoziten per te cilet tha se asht Kuvendi per ata qe duen me dialogue, e tue shtue se Kryeparlamentari Veseli asnjihere nuk ja ka ndalue asnji deputeti kete te drejte.

“Deputetet kane marre pjese ne votim ne baze te vullnetit dhe detyres qe e kane, qe ja kane dhane votuesit e tyne, nuk e di kush çka ka votue”, tha ai tue fole lidhun me disa deklarime te deputeteve te LDK’s, nder ta edhe te zotni Anton Quni, i cili i tregoi gjanat qe ju kane ofrue veç per me marre pjese ne seancen e zgjedhjes se Presidentit.

“Nuk ka me pase zgjedhje deri ne 2018’n. Jemi tue u pregadite per zgjedhjet lokale te 2017, ku jemi te bindun se kemi me dale shume mire”, vleresoi Grabovci, lidhun me pyetjen se a ka me pase zgjedhje te parakohshme.

“Zotni Thaçi ka qene lider i mirefillt e i suksesshem, e ate qe e ban ma te suksesshem asht qe ka krijue nji lidership qe ka mbete, dhe e ka lane partine ne duer te sigurta”, u pergjigj ai ne pyetjen se a asht e gatshme PDK me shkue ne zgjedhje, qe tashma nuk e ka ne krye zotni Thaçin.

E per djegien e veturave, Grabovci tha se jane veprime te papranueshme, dhe se me kete duhen me u marre organet kompetente.

“Nji katund qe shihet, kallauz nuk don”, e perkujtoi thanjen popullore Grabovci, tue lane me kuptue se beson qe veturat jane djege nga partite opozitare.