Graçanica e pret me “fushatë zgjedhore” Ivica Dacic’in

Zavendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Ivica Dacic, pritet që mbas 30 minutave me vizitue manastirin në Graçanicë.

Aty tanima kanë dal simpatizantët e partisë së tij, të cilët hynë në manastirë me pankarta dhe flamuj, ndërsa nji pjesë tjetër po e presin jashtë rrethojave të manastirit.

Dacic ka me vizitue manastirin dhe mandej ka me iu drejtue qytetarëve me nji fjalim.

Vizita e Dacic asht me arsyetimin se ka me i vizitue patrikanën e Pejës, kishën e Levishës në Prizren dhe manastirin e Graçanicës, por jo edhe për fushatë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë.

dacic2 dacic3 dacic4
dacic5