Gradën e rreshterit e marrin 128 zyrtarë policorë

Në nji ceremoni të organizueme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, bazue në nevojat operacionale të Policisë së Kosovës për zyrtarë policorë, mbikëqyrës të nivelit të parë, janë gradue 128 zyrtarë policorë në gradën rreshter.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni ndër të tjera tha se pervoja e fitueme, aftësitë, trajnimet dhe avancimet e jueja, do t’i mundësojnë institucionit tonë në realizimin e zotimit dhe detyrimit në mbrojtjen e vendit dhe interesave nacionale.

“Ju duhet të jeni mbështetës të fuqishëm të misionit tonë, aktivë dhe përgjegjës, me qellim që puna juej të jetë frymëzim dhe shembull për të tjerët”, tha Maxhuni.

Ministri i MPB’s skender Hyseni tha Policia e Kosovës me përkushtimin dhe punën e saj të vazhdueshme ka arritë rezultate pozitive dhe për këtë ma meritorët janë vetë punojësit e PK’s.

Gradimit të zyrtarëve policorë i ka parapri suksesi që ata kanë treguar në testimet për gradën rreshter në procesin e gradimit të mbajtun ma herët dhe përfundimi me sukses i trajnimit “Menaxhimi i Vijës së Parë” në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Zyrtarët policorë të graduem në gradën rreshter do të shërbejnë nepër njisite të ndryshme të Policisë si mbikëqyrës të vijës së parë.

 

2-shpendi

 

skenda

 

4-rreshterii