Grafit për zgjedhjen e Thaçit president!

Nji ditë mbas zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës, në rrugët e Pejës janë shfaq grafite të cilat pershkruejnë seancën gjatë të cilës ai u votue.

Në fotografinë e dergueme për media, shihet nji qytetar i cili mban në duer nji pankartë me figurën e Thaçit me mbishkrimin “President”, derisa në krye ka nji maskë kundër gazit dhe dy revole në brez.

Ky grafit simbas qytetarit, dëshmon procesin se si Hashim Thaçi dje u zgjodh president, derisa në rrugët e Prishtinës qytetarët po protestonin e ku nuk mungonte as gazi e armët.