Gratë e kane ma vështirë, si në biznis ashtu edhe në politikë

Në nji sallë të mbushun me plot gra u tha se të drejtat e tyne ende janë sfidë e madhe për shoqninë tonë.

Barazia gjinore duhet me qenë princip udhëheqës në Republikën e Kosovës. Për këtë çashtje asht ba nji përparim i dukshëm, por mbetet edhe shumë punë për me u ba. Kështu tha Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga.
Në tryezën “Gratë me ndikim” Presidentja tha se gratë duhet më ngritë zanin për të drejta të barabarta, ndërsa kryetar i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, tha se gratë e kanë ma të vështirë se mashkujt, si në biznis ashtu edhe në politikë.
Por për shkak të angazhimeve të shumta në fund të mandatit, Presidentes iu desht me u largue.
E për gratë me ndikim, Prokurorja Laura Pula, ka thane se femnave në Kosovë nuk iu asht dhanë mundësia për me tregue veten e sidomos në sistemin e drejtësisë.
Gjatë prezentimit të përvojave të grave të suksesshme në fusha të ndryshme thuejse gjysma e grave leshuen sallën, ndoshta edhe ato për shkak të angazhimeve të shumta që ka nji grue.

Në tryezë kanë marrë pjesë edhe gra të cilat kanë arritë sukses në profesionet e tyne si Ela Ruci, menaxhere për marrëdhënie me jashtë në Bechtel-Enka, Arjeta Spahiu, anëtare e bordit të guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, etj.