Gratë e Srebrenicës i thurin lavde Vlora Çitakut, po kend e ‘godasin’!

11 Korriku i vitit 1995 ishte dita kur në Srebrenicë të Bosnjës u ekgzekutuen dhe u masakruen barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosun.
Me rastin e përvjetorit të kësaj masakre, gratë e këtij vendi kritikuen ashpër Mirsada Colakovicin, ambasadoren e Bosnjës në Këshillin e Sigurimit.

Simbas tyne, diplomatja boshnjake nuk ka thanë asnji fjalë të vetme për çashtjen e masakrës të kryeme nga Serbia.

Mirëpo, këto gra, nëpërmjet nji letre, thanë fjalë të mira për Vlora Çitakun, ambasadoren e Kosovës në SHBA, shkruen Indeksonline.
“Ambasadorja Colakovicka nuk guxoi ta thotë asnji fjale, sepse populli ynë asht ende nën thundrën e nji partie e cila ka po ata njerëz që na shkaktuen dhimbje dhe gjenocid.

Përderisa zoja Colakovic ka tutë, atë tutë nuk e ka Ambasadorja e Kosovës, e cila foli qartë dhe me nji anglishte të përkryeme para OKB’s.

Më vjen keq që nuk e keni ndigjue fjalimin e sajë, në të cilin, në mënyrë kronologjike i numëroi nji nga nji krimet qe ka ba Serbia.

Tue ja përkujtue që Serbia asht kreatore e krejt krimeve nga Derepada deri në Triglavë, e tue përmend disa here Bosnjën tonë dhe posaçërisht Srebrenicën”, thuhet në reagimin e grave nga Srebrenica.
KJO ASHT LETRA E PLOTË:
E pabesueshme! Ambasadorja e Bosnjës në OKB nuk ka guxuar të lexoj, e lëre më të flasë para OKB për gjenocidin, apo për çka do që lidhet me Srebrenicën.
Të gjithë e kemi të qartë nga kush i merr instruksionet dhe kush vendos veto për këto çeshtje. Një përulje e pa besueshme po u bëhet viktimave të popullit tonë para institucioneve botërore. Asgjë nuk ka ndërruar nga ato ditë me vapë të korrikut 1995 kur vrasësit serbë dhe mercenarët e tyre ia mësynë Srebrenicës në gjah të shpirtrave boshnjak.
Ajo, Ambasadorja Colakovicka nuk guxoi ta thotë asnjë fjale, sepse populli ynë është ende nën thundrën e një partie e cila ka po ata njerëz që na shkaktuan dhimbje dhe gjenocid.
Përderisa zonja Colakovic ka frikë, atë frikë nuk e ka Ambasadorja e Kosovës, e cila foli qartë dhe me një anglishte të përkryer para OKB-së
Më vjen keq që nuk e keni dëgjuar fjalimin e sajë, në të cilin, në mënyrë kronologjike i numëroi një nga një krimet qe ka bërë Serbia. Duke ia përkujtuar që Serbia është kreatore e të gjitha krimeve nga Derepada deri në Triglavë, e duke përmendur disa here Bosnjën tonë dhe posaçërisht Srebrenicën.

Ia përmendi të gjitha atë qartë, me aq vendosshmëri, pa iu lëkundur qerpiku, e Dacicin nuk e zinte vendi vend nga sikleti Kur shihte se si ambasadoret e OKB e ndiqnin me vëmendje ambasadoren e bukur dhe të mençur të Kosovës tek sa ia përmendte një nga një krimet në një anglishte të përkryer.

Daqiçi e dinte mire që luftën aty e kishte të humbur dhe e shihte me plot urrejtje ambasadoren e bukur dhe të mençur.
Sa do të doja që të gjithë ta dëgjonit fjalimin e saj, sikur të ishte Ambasadore e Bosnjës, mu duk sikur të ishte Ambasadore e të gjithë neve.
Askush nuk do t’ju mbrojë nëse nuk keni dinjitet, nëse nuk e mbroni veten.
E nderuara Ambasadore e Kosovës, zonjë e bukur, e mençur dhe e Drejte, të falënderoj në emrin tonë .