Gratë me hixhab vriten nga policia e Stambollit, mbasi e sulmuen policinë

Nji video e regjistrueme mëngjesin e sotëm në Stamboll, tregon se qysh dy gra qëllojnë me armë mbi nji furgon policie, tue shkaktue kaos dhe terror në rrugët e lagjes “Bayrampasa”.
Policia e ka rrethue zonën dhe ka arritë me i egzekutue të dyja grate, të cilat kishin armë dhe granata.
Nga aksioni kane mbetë të plagosun edhe 2 efektivë policie, ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij sulmi.